Sport

Julian Brandt kërkon të ndërrojë ambient


Julian Brandt, lojtari i Borussia Dortmund-it, po shqyrton mundësinë e largimit nga kampi verdhezi.

Gjermani u bashkua gati dy vite më parë me Borussia-n, nga Bayer Leverkusen-i. Lojtari nuk i ka përmbushur pritshmëritë në Singal Iduna Park.

Bild lajmëroi se Brandt-i do të largohet këtë verë dhe Dortmund-i kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë. Po me këtë shifër Dortmund-i e transferoi lojtarin nga Leverkusen-i.

Brandt-i është i lidhur me një transferim të mundshëm tek Arsenal-i, klub që u interesua edhe gjatë merkatos së janarit për të.

Në 2016, Brandt-i ishte një nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Gjermanisë, por që më pas Joachim Low-i e la jashtë skuadre në kualfikueset e ardhshme.

Me Dortmund-in është aktivizuar në 35 ndeshje këtë sezon. Tre gola dhe një asist, për Brandt-in, çka tregon më së miri që nuk është ai që pritej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore