Lajme

Jeff Bezos do të ‘shkojë në qiell’


Fotografia: Reuters

Themeluesi  i Amazon-it, Jeff Bezos, ka lajmëruar në median sociale Instagram se do të udhëtojë në hapësirë.

Pronari i Blue Origin do të lëshohet pikërisht nga bordi i njërës prej raketave të kompanisë së tij.

Bashkudhëtari në aventurën e Bezos do të jetë vëllai i tij.

“Që prej moshës pesëvjeçare, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë”, shkroi ai.

“Më 20 korrik, do ta bëj këtë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”.

Udhëtimi do të jetë një mision me peizazh suborbital. Kompania do të demonstrojë dhe njëherë asetet e saj teknologjike. Blue Origin shpreson që një ditë të zhvillojë turizëm të tillë hapësinor më të lirë dhe më të disponueshëm.

Udhëtari i tretë do të jetë fituesi i një ankandi publik. Blue Origin do shesë një ulëse të këtij udhëtim. Aktualisht, në raundin e dytë të ankandit, oferta më e lartë është 2.8 milionë dollarë.

Fituesi do të shpallet në fund të javës, sipas faqes së internetit të Blue Origin.

Raketa New Shepard është krijuar për të transportuar deri në gjashtë turistë në secilin prej itinerareve të saj.

Blue Origin u themelua në vitin 2000, megjithëse mbeti kryesisht sekret ndër vite. Kompania filloi të dalë publikisht për planet e saj në vitet e fundit, megjithëse ka mbetur më private sesa rivalja e saj, SpaceX.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore