Sport

Java e Barcelona-s, në çdo aspekt


Fillimisht mundi Sevilla-n dy herë, u ngjit mbi Real Madrid-in, mundi Osasuna-n, do përfitoj nga derbi në një mënyrë ose tjetrën, ka zgjedhjet që e shpëtojnë nga “shkatërrimi” Bartomeu pas gjashtë vitesh.

Mbrëmjen e së shtunës, katalunasit zhvilluan një ndeshje të qetë në “El Sadar” si musafir të Osasuna-s.

I përhershmi Messi, edhe pse pa shënuar ishte protagonist i ndeshjes.

Argjentinasi dhuroi dy asistimet për dy golat që do shënonte Barcelona.

Të parin, në pjesën e parë, e shënoi Alba për t’i dhuruar epërsinë katalunasve.

Deri në fund të ndeshjes u duk se nuk do ndryshoj asgjë.

Por, në skenë u shfaq Ilaix Moriba, i riu nga “La Masia”, duke përmbyllur ndeshjen dhe fiksuar rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Barcelona gjendet në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, në pritje të derbit Atletico – Real që zhvillohet sot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore