Shqipëria

Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sa i takon qendrave të emigrantëve.

Meloni në media sociale shkruan se e majta italiane po bën gjithçka që ky pakt të dështojë, por pa sukses.

“Falë punës së mirë që ne po bëjmë, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues. Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen. Kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me Shqipërinë. E dini që një pjesë e atyre refugjatëve që synojnë të zbarkojnë në Itali do të përfundojnë atje. A ju kujtohet që kur e nisëm këtë iniciativë novatore, shumë njerëz bërtisnin se po bënim një skandal, se po shkeleshin parimet e shtetit ligjor nga një qeveri fashiste dhe raciste”.

Sipas Melonit, Italia me modelin e ri të transferimit të refugjatëve në Shqipëri, po i jep një leksion të gjitha vendeve të tjera.

“Fatmirësisht, së fundmi gjithsej 15 nga 27 shtete evropiane, pra shumica e vendeve anëtare të BE-së, kanë nënshkruar një letër ku e këshillojnë Komisionin Evropian, ndër të tjera, që të merret si model marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët”, rikujtoi ajo në videon e publikuar në rubrikën që e ka emëruar “Telemeloni”.

Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë

Në një letër drejtuar Komisioneres së BE-së për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Ylva Johansson, Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Holandës, Maltës, Greqisë, Polonisë, Danimarkës dhe tetë vendeve të tjera propozojnë të përsërisin dhe zgjasin marrëveshjen e nënshkruar midis kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe homologut shqiptar, Edi Rama.

Protokolli, i ratifikuar nga Parlamenti Italian, parashikon krijimin e dy qendrave në Shqipëri, njëra për pritjen fillestare dhe tjetra me funksione hotspot, me qëllim uljen e zbarkimeve të emigrantëve të parregullt në Itali.

Ndërkaq, sa i takon qendrave puna fillon më 23 mars, por dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor.

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet sapo hedhin hapat e parë, po kryhen inspektime të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë.

Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj, do të kalojë e gjithë vera.

Dhe, përtej propagandës qeveritare italiane, dokumentet e para zbulojnë blofin e operacionit Shqipëri, kostot e të cilit vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën e një miliardë eurosh në pesë vjet.

Sepse shifrave zyrtare, tashmë shumë të larta, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e pakonsiderueshme: ato të rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa i përket strukturave, nënkontraktat “pa kufij shpenzimesh”, siç thuhet në rezolutën e Mbrojtjes.

Pas raportimeve nga Italia reagon Rama: Nuk kam ndryshuar mendje për marrëveshjen me Melonin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore