Lajme

Abazoviç për ndeshjen Serbi-Angli: Do të brohorasë për Serbinë


Dritan Abazoviç

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se në ndeshjen mes Anglisë dhe Serbisë që do të zhvillohet këtë të diele në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani, “do të brohorasë për Serbinë”.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë”, tha Abazoviç të shtunën në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë.

“Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Abazoviç ka theksuar se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës, duke shtuar se ndeshja e Serbisë ndaj Anglisë, “është testi më i madh” për serbët.

“Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, është shprehur ish-kryeqeveritari malazez.

Ndryshe, vitin e kaluar, Abazoviç në cilësinë e kryeministrit kishte vizituar Beogradin dhe ishte takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Marrëdhënia ime me Vuçiçin është shumë korrekte dhe miqësore”, pati treguar Abazoviç.

Ai pati hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij se Vuçiç po lejohej të ushtronte ndikim në politikat e brendshme të Malit të Zi.

Ndryshe, vëllai i Abazoviçit, Gjihani, ka hapur një spital në Beograd së bashku me Milica Gjurgjiç, partnerja e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Branbiç.

Vëllai i Abazoviçit, Gjihani, ka hapur një spital në Beograd së bashku me Milica Gjurgjiç, partnerja e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Branbiç.

Ndërsa Milica Gjurgjiç, partnerja e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, punon në këtë spital si shefe e radiologjisë.

Spitali “BioCell” u bë publik tri vite më parë, kur mediat malazeze njoftuan se Abazoviç dhe Gjurgjiç po bëhen bashkëpronarë të klinikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore