Shqipëria

Konflikt me dy vëllezër, Tom Doshi hetohet në gjendje të lirë


Policia ka bërë me dije se ish-deputeti Tom Doshi po hetohet në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Doshi dyshohet se është konfliktuar me dy vëllezërit Molla, 65 e 58 vjeç.

“Pasditen e djeshme, në rrugën ‘Ibiza’, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike”.

Konflikti mendohet se është zhvilluar për shkaqe pronësie, ndërsa Tom Doshi, po hetohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore