Lajme

Izrael, 45 njerëz u vranë gjatë një festivali fetar


Një hebre ultra-ortodoks i plagosur gjatë festivalit të Lag B'omer në Mt. Meron në Izraelin verior, e premte, 30 prill 2021.

Pas mesnatës së 30 prillit të paktën 45 njerëz janë vrarë gjatë festivali fetar Lag B’Omer, rrëzë malit Meron, në veri-lindje të Izraelit.

Shërbimi kombëtar i emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se të paktën 150 njerëz janë plagosur, duke përfshirë 38 persona që janë në gjendje kritike akoma në terren.

Autoritet njoftuan se gjashtë persona të tjerë, që ishin në gjendje të rëndë janë evakuuar.

Raportet e hershme deklaruan se një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët e MDA-së më vonë thanë se ishte rezultat i shkeljeve të njerëzve pasi përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja.

Burime policore i thanë agjencisë së lajmeve Haaretz se ajo filloi pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë.

“Kjo ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit sapo ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë”, tha një dëshmitar.

Videot e postuara në internet tregojnë mijëra njerëz duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për tu larguar nga kaosi.

Një pelegrin thuhet se mendoi se kishte një alarm për bombë kur u dëgjuan mesazhe me zë të lartë duke thirrur turmat që të shpërndaheshin.

Yanki Farber, një reporter me faqen Ortodokse Hebreje Behadrei Haredim e përshkroi atë si një “katastrofë të madhe”.

“Mbi një mijë njerëz së bashku u përpoqën të shkonin në një vend shumë, shumë të vogël, rrugë shumë të ngushtë dhe ata thjesht ranë njëri mbi tjetrin”.

Reagim ka pasur dhe nga kryeministri Benjamin Netanyahu, ku e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe deklaroi se po lutej për viktimat.

Dhjetra mijëra thuhet se morën pjesë, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së coronavirus-it.

Dhjetëra ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe shërbimet e urgjencës. Policia u kërkoi të gjithëve në vend të evakuohen.

Më parë gjatë ditës zyrtarët thanë se nuk ishin në gjendje të zbatonin kufizimet e coronavirus-it në vend për shkak të turmave të mëdha.

Policia thuhet se deklaroi se ata kishin arrestuar dy persona për prishjen e rendit para se ngjarja të ndodhte.

Çfarë është festa e Lag B’Omer?

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë bëjnë një pelegrinazh në Meron çdo vit për Lag B’Omer, një festë fetare vjetore duke ndezur zjarr tërë natën, lutje dhe vallëzim.

Hebrenjtë ultra ortodoksë duke u lutur pranë skenës para se fataliteti të ndodhte, e premte, 30 prill 2021.

Qyteti është vendi i varrit të Rabbit Shimon Bar Yochai, një i urtë i shekullit të dytë dhe konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebraike.

Sipas Times of Israel, organizatorët vlerësuan se 100 mijë njerëz mbërritën të enjten në mbrëmje, ku priteshin të vinin më shumë në orët në vazhdim.

Festa e vitit të kaluar ishte e kufizuar për shkak të pandemisë, por programi i suksesshëm i vaksinimit të Izraelit – një nga më të shpejtët në botë – e ka lejuar atë të heqë shumë kufizime në muajt e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore