Lajme

Ish-menaxherja e qendrës së të moshuarve: Ato infermiere janë reflektim i vogël se çfarë ndodhë aty


Foto nga sulmi ndaj të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ish menaxherja e qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu ka reaguar ndaj sulmit të fundit që është bërë ndaj një të moshuare në qendrën “Orenda”.

Ajo ka thënë se kjo qendër nuk kishte funksionuar në mënyrë të duhur qysh nga fillimi.

“Qendër e cila nga fillimi u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi, jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve”, tha ajo.

Sipas saj, ky është vetëm një reflektim i vogël i punës në këtë qendër.

“Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mu kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera”.

Shkrimi i ish menaxheres së qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu

“Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicerane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë”.

Për arsyeje të panjohura më pas Sahatçiu, e ka fshirë postimin në këtë rrjet social.

Çfarë ndodhi në Pejë?

“Kuku”, bërtet një e moshuar e cila është zënë peng nga një vajzë – që nga veshja duket se është punonjëse e institucionit për të moshuar.

Por britmat janë krejtësisht të kota sepse e reja pamëshirshëm vazhdon ta godas.

“Çka po sillka more”, thotë një tjetër vajzë që xhironte dhunën që po ushtrohej brutalisht.

Me shumë gjasë, ngjarja ndodhte brenda ambientit të Shtëpisë për të Moshuar në këtë qytet.

Në videon e publikuar vajza s’pushon së godituri, derisa e moshuara dëshpërimisht kërkon t’i ikën.

“Pak jom t’u ia hi, qysh di me sill unë, pak jom t’u ia hi”, inkurajohet dhunuesja tashmë e arrestuar nga policia e Kosovës për sulm fizik.

Derisa ajo godet e të tjerat i buzëqeshin aktit barbarë, njëra prej tyre thotë me buzëqeshje se po e xhirojnë rastin “për media”.

Në anën tjetër, sulmuesja vazhdon pos shuplakave që nuk ndalen edhe t’i kërkojë llogari të moshuarës.

“Ti po do m’u shty me mua a, ti?”, thotë ajo.

Kur i duket se nuk mjaftojnë goditjet me dorë, ajo mbështet për muri viktimën dhe sulmon me këmbë.

E godet me gju në barkë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për Albanian Post, se është arrestuar vajza që ka dhunuar të moshuarën në shtëpinë e pëlqeve “Orenda” në këtë qytet.

Pos saj, është arrestuar edhe një person tjetër – motra kujdestare në këtë shtëpi.

“Po mund të ju konfirmoj se i kemi sjellur në stacionin policor këtu në Pejë. Përveç vajzës që ka ushtruar dhunë është arrestuar ed Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, deklaroi për Albanian Post, se rasti veçse është procedura nga policia në Pejë.

Edhe Prokuroria e Pejës ka konfirmuar për Albanian Post se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me të marrë informacionin dhe me të parë videon prokuroria në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante, dhe janë duke shkuar në vendin ku po dyshohet se është kryer vepra penale”, tha ai për AP.

Gjithashtu, prokuroria përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se dy personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.he motra kujdestare që ka qenë në shtëpinë e Pleqve”, ka thënë Gashi.

Sipas ligjit në Kosovë, sulmuesja e të moshuarës në Pejë mund të dënohet me veç 6 muaj burgim, ose me gjobë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore