Lajme

Ish-kryetar i Odës Ekonomike për gjendjen me energjinë: Refuzuam projekte strategjike me argumente të kota


Qeveria e Kosoves

Sipas Berat Rukiqit, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, sikur qeveria aktuale e Kosovës të mos refuzonte disa projekte të ofruara për energjinë, situata në këtë sektor do të ishte më e mirë dhe “s’do bëheshim vendi i vetëm në Evropë që fillon reduktimet”, akoma pa filluar dimri.

“Donim të ishim refuzues te projekteve strategjike, veçanërisht të atyre me gaz”, thotë Rukiqi, duke shtuar se qeveria kishte “kontestuar çdo fizibilitet, me argumente të kota për kostot, çmimet, ambientin, pa asnjë analizë”.

Berat Rukiqi

Asnjë nga argumentet e dhëna, sipas Rukiqit nuk qëndronin dhe as s’ishin argumentet e sinqerta.

“Ne fakt kjo (refuzimi) behej, për të ruajtur pavarësinë nga ‘imperializmi’ që synonte të shtrihej përmes gazit (mendësia e të majtës anti-imperialiste)”.

Sipas Rukiqit, edhe kur erdhi koha e krizës, qeveria prapë s’bënte gjë.

“Në kohën e fillimit të krizës energjetike, në vend të gjetjes të zgjidhjes për krizën, që dihej që do të zgjaste, synimi ishte tjetër: gjetja e arsyeve dhe zgjidhjeve për nacionalizim të pronave private”.

Rezultati i këtij synimi, thotë ai, është tashmë i qartë: “vendi i vetëm në Evropë me reduktime të energjisë elektrike, ende pa filluar koha e konsumit ‘peak’ të energjisë elektrike”.

Kosovë: Kanë filluar reduktimet, pas disa ditësh pritet edhe shtrenjtimi i rrymës për 70%

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore