Lajme

IS-K sulmet në Kabul, i lajmëroi dy javë më parë në CNN


Dy javë para sulmit terrorist – të enjten e 26 gushtit – në Kabul, gazetarja ndërkombëtare e “CNN” Clarissa Ward, intervistoi një komandant të lartë të IS-K – ose siç quhet ndryshe, Provinca Khorasan e Shtetit Islamik.

Në atë kohë komandanti i tha Ward-it se grupi ishte dukë diskutuar dhe po priste për një kohë për të goditur.

Komandanti konfirmoi për gazetaren se IS-K kishte rekrutuar anëtarë për t’u bashkuar me radhët e tij dhe se ishte duke pritur që forcat ushtarake amerikane dhe të tjera të huaja të largoheshin nga vendi para se të fillonte të zgjerohet më tej.

Siç vëreu Ward, këto ishin “fjalë që dolën të ishin profetike”.

Më tej ai bëri me dije ka udhëhequr grupe deri në 600 burra, përfshirë indianët dhe pakistanezët. Ai shtoi se kishte qenë pjesë e grupit të talebanëve, dhe ai tani kritikoi grupin kryengritës për t’u bërë më i moderuar nën ndikimin e ideve perëndimore.

“Ne po vepronim në radhët e talebanëve. Sidoqoftë, këta njerëz nuk ishin të lidhur me ne për sa i përket besimit, kështu që ne shkuam në IS-K”, tha ai për Ward.

Ai shtoi, “Nëse dikush merret vesh me ne për këtë, ai është vëllai ynë. Përndryshe, ne i shpallim luftë atij nëse është taleban apo dikush tjetër”.

Komandanti gjithashtu konfirmoi se IS-K ka kryer ekzekutime publike dhe shpërthime vetëvrasëse dhe se militantët e grupit “janë përballur”, me forcat speciale amerikane, “në shumë raste”.

“Ne patëm luftime të ashpra edhe me ta”, shtoi ai.

Kur u pyet nëse ishte “i interesuar përfundimisht në kryerjen e sulmeve ndërkombëtare”, komandanti tha se ai mund të komentonte vetëm për operacionet brenda Afganistanit.

Intervista me Ward – e cila që atëherë është larguar nga Kabuli – u transmetua një ditë pasi një sulm vetëvrasës ndodhi në aeroportin e Kabulit – duke vrarë mbi 200 civilë afganë, mes tyre 13 marinsa amerikanë.

IS-K më vonë mori përgjegjësinë për bombardimin dhe Komanda Qendrore e SHBA-ve njoftoi të premten se kishte kryer një sulm kundër një projektuesi të IS-K, në atë që dukej se ishte një sulm hakmarrës.

Ekipi i sigurisë kombëtare i Presidentit amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se sulmet terroriste janë “të mundshme”. Ndërsa SHBA-të vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar amerikanët dhe aleatët afganë nga Kabuli.

Megjithëse zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të premten se zyrtarët amerikanë “po merrnin masa maksimale të mbrojtjes së forcës në aeroportin e Kabulit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore