Lajme

Irani ‘pranë’ përfundimit të programit të armëve bërthamore, thotë Bennet


Irani është afër përfundimit të programit të tij të armëve bërthamore dhe së shpejti do të ketë një bombë nëse Perëndimi nuk përballet me regjimin.

Kjo është deklarata e kryeministrit izraelit Naftali Bennet, shkruan “The Telegraph”.

Zyrtarët izraelitë janë të bindur se aleatët perëndimorë ende “po zgjohen nga kërcënimi i Iran-it për t’u bërë një shtet bërthamor”.

Naftali Bennet i bëri thirrje Britanisë që “të vazhdojë presionin ndaj udhëheqësve të Teheran-it” mes kërcënimeve që vijnë nga zhvillimi i tij bërthamor.

“Irani po pasurohet me uranium në një shkallë të paprecedentë dhe është në prag të përftimit të një arme bërthamore”, paralajmëroi Bennett këtë javë.

Në të njëjtën kohë, Teheran-i zyrtar mohon zhvillimin e armëve vdekjeprurëse.

Irani ka rifilluar punën në programin e tij bërthamor pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Obamës në vitin 2018.

Negociatat në Vjenë për të rinovuar paktin kanë ngecur dhe zyrtarët perëndimorë dyshojnë se Irani ka arritur në përfundimin se do të ketë fuqinë maksimale për të hequr sanksionet e Perëndimit sapo të përfundojë programi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore