Sport

Interi e kërkon futbollistin e Bayern-it


Me Denzel Dumfries që pritet të largohet shumë shpejt nga Inter-i, tani zikaltrit janë duke kërkuar një futbollist për ta zëvendësuar atë.

Sipas mediave në Itali, drejtuesit e Inter-it janë duke kërkuar transferimin e futbollistit të Bayern Munich-ut, Noussair Mazraoui.

Ky i fundit u transferua vetëm në verën e kaluar nga bavarezët si një lëvizje me parametra zero.

Mediumet në Itali shkruajnë se Bayern kërkon rreth 25 milionë euro për shërbimet e anësorit të Marokut.

Që kur u transferua te Bayern-i, Mazraoui ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat, duke dhuruar tre asistime.

Ndërkaq, sa i përket anësorit të Bayern-it, Dumfries, ai me shumë mundësi do të largohet nga qyteti i Milanos, pasi në garë për të janë vënë klubet angleze si Manchester City e Chelsea.

Ai ka kontratë të lidhur me Inter-in deri në verën e vitit 2025, por duke pasur parasysh paratë që do t’i fitonin ziklatrit nga shitja e tij, atëherë me shumë mundësi pritet të heqin dorë në ditët e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore