Sport

Inter, në agjendën e janarit është sulmuesi i Sassuolo-s


Prej disa kohësh skuadra e Inter-it ka shfaqur haptazi interesin për sulmuesin e talentuar të Sassuolo-s, Giacomo Raspadori-n. Zikaltrit janë në rrugën e duhur për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit në janar, raporton italiania “La Gazzetta dello Sport”.

Sulmuesi i Kombëtares së Italisë shikohet si një vlerë e shtuar për sulmin e Inter-it edhe pse aty ka emra si Edin Dzeko, Lautaro Martinez, Joaquin Correa dhe Alexis Sanchez.

Kampionët në fuqi të Serie A, po provojnë të ruajnë ritmin dhe të rivalizojnë me Napoli-n dhe Milan-in për trofeun e këtij sezoni në Serie A.

Skuadra e Simone Inzaghi-t aktualisht renditet në vendin e tretë të kampionatit me 25 pikë, shtatë pikë më pak se dy skuadrat e sipërpërmenduara që renditen sipër saj.

Raspadori ka kontratë me Sassuolo-n deri në qershorin e 2024, por ai nuk është i kënaqur në klubin akutal. Në 12 javët e para në Serie A, ai ka shënuar dhe asistuar nga një herë.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, Sassuolo do të ishte e gatshme ta lejonte Raspadori-n të largohet në huazim në janar, por me opsion blerje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore