Lajme

Ilaçet e tensionit mund të parandalojnë edhe diabetin tip dy


“Ilaçet, të cilat përdoren për presionin e gjakut, mund të parandalojnë edhe zhvillimin e diabetit tip dy”.

Është ky përfundimi i një studimi, të publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

Sipas hulumtimit të Universitetit të Oksfordit dhe Bristolit, ulja e presionit të gjakut është një mënyrë efektive, për të ulur rrezikun e sëmundjes së diabetit në të ardhmen.

Mjekët rekomandojnë ilaçe, të cilat nuk kushtojnë shumë, për të ulur shanset e një ataku kardiak.

Rreth 13.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga diabeti i tipit dy.

Hulumtuesit zbuluan se një reduktim prej 5 mmHg në presionin e gjakut ishte i lehtë për t’u arritur nëpërmjet ilaçeve të tensionit, duke ulur rrezikun e diabetit me 2 deri në 11%.

Ata hetuan gjithashtu efektet e pesë llojeve të ilaçeve, të cilat përdoreshin për presionin e gjakut.

Të gjitha llojet e tjera të ilaçeve nuk rezultuan mbrojtëse.

Aktualisht, ekspertët e shëndetit këshillojnë që, për reduktimin e diabetit, njerëzit duhet të hanë shëndetshëm.

Hulumtimi u financua nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR), Qendra Kërkimore Biomjekësore e Oksfordit dhe Shkolla Oxford Martin.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore