Lajme

IHMK: Sot zyrtarisht fillon stina e pranverës – Temperatura të ulëta për sot


Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Kosovës (IHMK) me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se sot (e diele) më 20 mars, zyrtarisht do të fillojë stina e pranverës dhe se temperaturat do të vazhdojnë të mbeten të ulëta.

Sipas IHMK-së pavarësisht temperaturave të ulëta nuk ka shenja të reshjeve.

“Sot zyrtarisht fillon stina e pranverës ne orën 16:33 dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta”.

Në njoftim thuhet se temperatura minimale do të lëvizin nga -6 deri në -4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9 gradë celsius.

Ndërsa, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, përkatësisht nga Rusia.

Një njoftim gjithashtu bëhet e ditur se pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore