Lajme

Shtatë emigrantë ndalohen në Prizren, u futën ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë


Policia e Kosovës ka ndaluar në mëngjesin e të dielës një veturë me targa shqiptare në Prizren dhe brenda saj janë gjetur shtatë migrantë që ishin futur ilegalisht në Kosovë.

“Një person i dyshuar, shtetas kosovar, është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia Kufitare në Vërmicë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi.

Ndryshe, të shtunën e 25 qershorit, një person është gjetur pa shenja jete në rrugë në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekja e të njëjtit është konstatuar pas daljes së ekipit mjekësorë në vendin e ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pranë aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa një person tjetër është prangosur nga organet e rendit pasi që i njëjti kishte mashtruar 12 persona duke iu premtuar se do u caktoj termine për viza pune.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore