Sport

Hazard kthehet në Madrid për testet mjekësore pas lëndimit përballë Francës


Sulmuesi i Real Madrid-it, Eden Hazard është dërguar në shtëpi nga detyra ndërkombëtare për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në klubin e tij për të përcaktuar shkallën e dëmtimit që ai mori kundër Francës.

Federata Belge e Futbollit nuk beson se është bërë ndonjë dëm serioz, por ata në çdo rast e kanë konsideruar më së miri që ai të kursehet nga “play-offi” i vendit të tretë me Italinë në mënyrë që të marrë trajtimin më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Anësori iu nënshtrua testeve fillestare në Milano pas humbjes kundër Francës dhe duket se është një dëmtim i vogël, dhe me problemet e Hazard, ai mund të jetë larg fushës disa javë.

Rezultati më i mundshëm është që belgu ka një tendosje të muskujve, por asgjë nuk është këputur ose thyer.

Los Blancos do të luajnë të martën më 19 tetor dhe më pas do të luhet El Clasico të martën më 24 tetor, një ndeshje në të cilën Hazard nuk duket se do luaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore