Sport

Gravina: Stadiumet në Itali do të hapen para Kampionatit Evropian


Kryetari i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina ka deklaruar se tifozët do t’iu rikthehen shumë shpejt stadiumeve në Itali.

Ai në një takim me nënsekretaren e Sportit Valentina Vezzali tha se kjo gjë mund të ndodhë para përfundimit të këtij sezoni.

“Ashtu siç wshtw deklaruar, me shumë mundësi në Kampionatin Evropian, do të ketë tifozë në shkallët e stadiumeve. Por besoj që do të ketë mundësi që para këtij eventi të hapen stadiumet dhe Kupa e Italisë do të ishte mundëIsia më e mirë”, tha Gabriele Gravina.

Presidenti i Federatës Italiane shtoi se gjithashtu ka të bëjë me rihapjen e të gjithë sektorëve të vendit, me futbollin që do të rihapet zyrtarisht me 11 qershor në ndeshjen e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Turqisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Olimpico të Romës.

Por sipas tij, po synohet që të përshpejtohet ky proces për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumeve dhe me shumë mundësi kjo do të ndodhë më 19 maj ne finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantës.

“Është një hipotezë. Ajo që është e qartë është kërkesa e vendit tonë për tu rinisur. Ka dëshirë për tu rinisur, por duhet të respektojmë kohët e autoriteteve qeverisëse”, përfundoi kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore