Lajme

Grabitet një bankë në Prishtinë nga tre persona të armatosur


Ilustrim.

Në mëngjesin e 1 prillit, tre persona kanë grabitur bankën “BKT” nën kërcënimin e armëve, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës.

Sipas Ahmetit, Policia e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore