Përballje

Gooool/ Ballkani shënon dy herë në pjesën e parë ndaj gjigandit çek


Ballkani ka shkuar përtej pritshmërive në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Slavia Pragas.

Ekipi i Ilir Dajës ka shënuar dy gola në pjesën e parë në këtë ndeshje.

Të parin Ballkani e shënoi në minutën e 23-të, kur Ermal Krasniqi realizoi pas asistimit të Armend Thaçit.

Ndërsa të dytin e shënoi Meriton Korenica në minutën e 29-të.

Vendasit shënuan një gol në minutën e 26-të, me anë të David Jurasek.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore