Shqipëria

Gjyqi pёr Teatrin Kombёtar/ Kushtetuesja shtyn seancën për teatrin, pranohet kërkesa për provat shtesë


Gjykata Kushtetuese(GJK) vendosi që brenda datës 8 qershor të sillen provat shtesë për gjykimin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

“Brenda datës 8 qershor ora 12:00 duhet që të sillen dokumentet e listuara nga kërkuesi. Në datën 10 qershor do të jepen shpjegimet shtesë pasi të paraqiten dokumentet e reja”, njoftoi GJK.

GjK nuk ka vlerësuar thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.

Seanca e radhës u vendos më 15 qershor 2021. Sipas Kushtetueses, secila palë duhet të paraqitet me nga një ekspert që kanë njohuri të posaçme për çështjen.

Alenaca për Teatrin ka kërkuar ditën e enjte, që dëshmitar në gjyqin për Teatrin Kombëtar të jetë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Gjykata Kushtetuese ka nisur seancёn për ligjin e Teatrit Kombëtar, padi e ngritur nga presidenti Ilir Meta në vitin 2019.

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh ditën e enjte se Këshilli i Ministrave ua ka vënë në dispozicion dokumentet ditën e djeshme.

Dervishaj shprehet se prej dy vitesh kërkojnë prova nga institucionet dhe ende nuk janë marrë dot të plota në presidencë.

“Ne duam të njihemi dhe t’i studiojmë materialet që kanë ardhur dje. 24 orë nuk na mjaftojnë për të hyrë në themel. Nuk mund të shprehemi në këtë seancë”, u shpreh Dervishaj.

Ndёr tё tjera, Presideca ka kёrkuar dhe thirrjen e dёshmitarёve nё proces.

Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Nё provat shtesё kёrkohet njё kopje e shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar.

Po ashtu, njё kopje e lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.

Kontrolli i Lartё i Shtetit(KLSH) i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës të detyrojë bashkinë ta ndërtojë teatrin, aty ku ishte, me të njëjtën arkitekturë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore