Jetesë & Stil

Genta Ismajli bëhet pre e sulmeve kibernetike


Genta Ismajli - Artiste

Këngëtarja nga Kosova, e cila prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Turqi – Genta Ismajli, së fundmi ka qenë pre e një sulmi kibernetik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, ndërsa ka treguar se persona të paautorizuar kanë pasur qasje në llogarinë e saj të Instagram-it, teksa të njëjti kanë fshirë edhe fotografitë që gjendeshin brenda profilit si dhe u kanë dërguar porosi personave të tjerë.

“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet”, ka shkruar Genta në një postim pas rikthimit të llogarisë.

Genta u ka kërkuar falje të gjithë personave të cilët kanë marrë mesazhe, gjatë periudhës kohore kur ajo nuk kishte qasje në llogarinë e vet të Instagramit,

“Unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen Instagramin, me dashuri Genta”, ka shkruar këngëtarja nga Gjilani në Instagram.

Genta Ismajli shtatëzënë.

Gjithsesi, artistja e hitit “Kthehu”, është duke i shijuar ditët e fundit të pritjes së ëmbël të dy binjakëve të saj, të cilët siç ajo vetë e ka zbuluar, priten të jenë, një vajzë dhe një djalë.

Ismajli numëron kohë që kur ka filluar lidhjen e saj me partnerin turk, biznesmenin, Huseyin Usta.

Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore