Lajme

Gazeta gjermane: SHBA-të po dëshirojnë ta ndajnë Ballkanin në tri zona të influencës


Ilustrim

Gazetari i gazetës gjermane, Die Tageszeitung, Erich Rathfelder, në artikullin e tij të fundit ka argumentuar se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Gadishullin Ballkanik është ndarja e tij në tri zona të influencës  – shqiptare, serbe dhe kroate, raporton mediumi nga Bosnja e Hercegovina, Klix.ba.

Sipas tij strategjia aktuale e komunitetit ndërkombëtar në Ballkan po përmbyset meqë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, nga njëra anë po mbështesin luftën e ukrainasve për vlerat demokratike dhe perëndimor dhe nga ana tjetër, ata po pranojnë pozicione etno-nacionaliste në Ballkan, duke shpresuar të kufizojnë ndikimin e Rusisë.

“Për një kohë të gjatë, strategjia perëndimore ishte demokratizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe futja e tyre në komunitetin e vlerave të BE-së. Sipas disa kritikëve amerikanë, kjo është braktisur”, shkruan gazeta duke cituar tezën e politologut Janusz Bugajski, i cili vlerëson se “demokratizimi i shoqërive, ballafaqimi me të kaluarën dhe të drejtat e njeriut në fund të fundit nuk luajnë më asnjë rol”.

Artikulli më tej vazhdon duke cituar ekspertin e Ballkanit Perëndimor, Bugajski, i cili argumenton se SHBA-të dhe BE-ja tani po punojnë për një marrëveshje me forcat etno-nacionaliste në Ballkan dhe po braktisin qëndrimet e tyre të mëparshme pro-perëndimore dhe demokratike.

“Në lidhje me luftën në Ukrainë, në Uashington shpresojnë ta tërheqin presidentin autokratik të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në anën e Perëndimit”, shkruan më tej gazeta.

SHBA-ja dhe BE-ja, argumenton më tej artikulli, thjesht e pranuan faktin se në Mal të Zi pas zgjedhjeve të fundit janë forcuar forcat pro-serbe dhe për rrjedhojë pro Putin.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë, rezistenca ndaj Milorad Dodik, i cili shpesh vepron hapur si mik i Putinit, është dobësuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore