Lajme

FOL: Këshilli Prokurorial i Kosovës ka realizuar vetëm 13% planin e punës


Lëvizja Fol, ka publikuar raportin i cili tregon sa është realizuar plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020.

Të gjeturat tregojnë se këto dy institucione kanë arritur në mënyrë të konsiderueshme të realizojnë objektivat e tyre.

Plani i punës se Këshillit Prokurorial të Kosovës në vitin 2020, duke përfshirë sekretariatin e KPK-së dhe njësitin për shqyrtimin e performancës së prokurorisë, po shihte realizimin e 26 objektivave.

“Nga 143 aktivitete të realizuara të planit të punës së KPK-së janë arritur të gjinden të dhëna për publikimin e 18 aktiviteteve apo 13 për qind, ndërsa nga të gjitha aktivitetet e realizuara për vitin 2020, nga 31 aktivitete janë realizuar vetëm 2 prej tyre, apo 6 për qind”. Tha Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL.

Rëndësi të veçantë u është kushtuar korrupsionit dhe krimeve ekonomike, “në këtë planë është paraparë të ndërmerren një varg aktivitetesh shumica prej të cilave me afat të përmbylljes deri në dhjetor të vitit 2020”.

Sipas përgjigjeve dhe të dhënave nga Këshilli Prokurorial “nga 177 aktivitete sa janë paraparë të realizohen në planin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020, këshilli ka arritur të përmbush 143 prej tyre”.

34 aktivitete tjera nuk kishin arritur të finalizohen në kohen e paraparë.

Rezultati i punës së Këshillit Prokurorial për vitin 2020, ka arritur të realizoj 81 për qind dhe pjesa tjetër prej 90 për qind nuk kishte arritur të realizohet.

Ndërsa duke u bazuar në të dhënat nga Prokurori i Shtetit nga 32 aktiviteteve që ishin paraparë të realizohen këto plane, ai kishte arritur te realizoj 31 prej tyre, sipas përgjigjes së prokurorit të shtetit realizimi i planit të punës së këtij institucioni është arritur të bëhet 97 për qind.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore