Lajme

Flamuri LGBTQ, jo në baza ushtarake amerikane


Asnjë përjashtim për asnjë flamur tjetër përpos atij të SHBA-ve.

Pentagoni nuk do të bëjë lëshime mbi kërkesën e komunitetit LGBTQ, për të lejuar flamurin e tyre me ngjyrat e ylberit të valëvitet në bazat ushtarake amerikane.

Ky vendim ndjek rrjedhën politike të vendosur nga ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbi llojin e flamujve që mund të valëviten në baza ushtarake.

Ditë përpara këtij vendimi, presidenti aktual, Joe Biden, deklaroi se rreth 1 mijë e 500 agjentë federalë identifikoken si lezbike, gay, biseksual, transgender ose queer. Këto të dhëna u bënë publike në fillim të qershorit. Ky i fundit, njihet edhe si muaji i krenarisë për personat e këtij komuniteti.

Në korrik 2020, Pentagoni nën Trump-in, lëshoi udhëzimet mbi llojet e flamujve të lejuar në baza ushtarake. Kështu, u ndalua edhe flamuri i konfederatës, pavarësisht se jo në mënyrë direkte.

Përjashtim nuk bëri as flamuri LGBTQ. Gjithsesi, nga Pentagoni, deklarohet se kjo nuk vjen si shenjë mungese respekti ndaj komunitetit. Ka të bëjë thjeshtë me respektimin e institucionit dhe uniformës.

Sipas disa sondazheve, në ushtrinë amerikane, rreth 6% e ushtarakëve janë gay, lezbike, biseksuale, transgender ose queer.

Urdhri është dhënë gjithashtu edhe për selitë diplomatike, në të cilat më parë valëvitej flamuri i LGBTQ-ve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore