Përballje

Festa e çmendur e Tottenham-it pas fitores ndaj Leicester-it (VIDEO)


Tottenham Hotspur mori një fitore brilante në ndeshjen e fundit ndaj Leicester City-t në Premier Leauge, teksa në dy minutat e fundit përmbysën rezultatin.

Spurs dukeshin se do të humbnin tre pikët në udhëtim te Leicester-i, pasi James Maddison kishte dhënë avantazhin e skuadrës së Brendan Rodgers në minutën e 76-të.

Në ato çaste, trajneri i londinezëve, Antonio Conte, ishte duke pësuar humbjen e parë si trajner i Tottenham-it në Premier Leauge, derisa në minutën e 79-të futi në lojë holandezin, Steven Bergwijn.

Bergwijn e shpërbleu më së miri Conte-n, i clili arriti t’i sigurojë ekipit të tij një fitore të madhe, duke shënuar dy gola në minutat 95 dhe 97.

Menjëherë pas këtij goli, lojtarët e Tottenham-it vrapuan për t’u bashkuar me tifozët për të festuar golin e fitores dhe Lucas Moura ishte ylli i shfaqjes.

Ylli brazilian kërceu mbi shpinën e një punëtori të sigurimit të stadiumit, ndërkohë edhe i mori kapelën e një tifozi nga koka e tij.

Ndryshe, me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e pestë në tabelë më 36 pikë, një më pak se West Ham United i vendit të katërt, pozitë kjo që garanton Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Kurse Leicester City mbetet në pozitën e 10-të, me 26 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore