Sport

FBK shfuqizon vendimin mos lejimin e tifozëve mysafirë


Federata e Basketbollit të Kosovës e ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë më herët për mos-lejimin e tifozëve mysafirë në palestra.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:

“Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, shkruan FBK.

“Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet”.

“Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK”.

Pra, që nga ndeshjet e xhiros së ardhshme, tifozët e klubeve kosovare do të mund të udhëtojnë për t’i përkrahur ekipet e tyre.

Kjo gjë ishte ndaluar nga FBK-ja për shkak të rasteve të shumta të dhunës që ndodhën në disa paletra të basketbollit kosovar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore