Shqipëria

‘Fati i Lojërave’, 17 të arrestuar në Fier


Policia e Fierit mesditën e 28 janarit ka arrestuar 17 persona në vijim të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë morën informacione se në lagjen “Kastrioti”, Fier, në një lokal, ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm.

Pasi shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin në administrim të shtetasit E. Xh., rezultoi i paregjistruar në organet tatimore.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale Një tavolinë poker Një valixhe me fisha pokeri, 600 fisha (cipsa) të llojeve të ndryshme, Letra bixhozi, 2 mijë paund,1 mijë e 300 euro, 2.5 milionë lekë, 26 aparate celulare, dhjetë automjete dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Xh., 29 vjeç, banues në Fier – administratori i lokali – akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu shtetasit A. Ç., 49 vjeç, banues në Fier, V. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, L. K., 40 vjeç, banues në Vlorë, A. P., 50 vjeç, banues në Fier, D. Xh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, Xh. S., 36 vjeç, banues në Durrës, T. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. B., 48 vjeç, banues në Fier, akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit të cilët ishin të pranishëm tek ambienti ku luhej poker, në pritje për të marrë pjesë në këtë lojë E. T., 39 vjeç, banues në Fier, E. V., 34 vjeç, banues në Fier, A. B., 38 vjeç, banues në Fier, E. R., 40 vjeç, banues në Lushnjë, J. B., 33 vjeç, banues në Durrës, K. M., 28 vjeç, banues në Fier, Xh. K., 21 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Fierit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore