Teknologji

Emiratet e Bashkuara Arabe mision në Mars


Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), po celebrojnë misionin e tyre të parë në planetin Mars.

Anija kozmike, e cila u largua nga Toka shtatë muaj më parë, duhej të bënte një manovër frenimi për t’u siguruar që do të kapej nga graviteti i Marsit.

Shkencëtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe do të përpiqen të studiojnë atmosferën e planetit.

Sateliti i tyre mbart tre instrumente që do të vëzhgojnë, se si atomet neutrale të hidrogjenit dhe oksigjenit, mbetjet nga uji dikur i bollshëm i Marsit, rrjedhin në hapësirë.

Gjatë procesit, Shpresa do të bëjë imazhe spektakolare, me rezolucion të lartë, me pamje të plotë të diskut të planetit.

Fazë më kritike në mision.

Shpresa kishte qenë duke iu afruar Marsit me mbi 120 mijë kilometra në orë dhe duhej të ekzekutonte një djegie të saktë 27minutëshe në motorët e saj të frenimit për të zvogëluar një pjesë të kësaj shpejtësie që të mos rrezikonte të humbistë në hapësirën e thellë.

Ditët e kaluara kanë dëshmuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm për Shpresën dhe misionin e saj, me monumentet publike, ndërtesat dhe vendet e trashëgimisë në të gjithë federatën të gjitha të ndezura me të kuqe.

Burj Khalifa, struktura më e lartë e bërë nga njerëzit në Tokë, kishte ndezur një numërim mbrapsht për momentin e madh të së martës.

Shpresa tani po vrapon në një elips fillestar rreth Marsit që i afrohet deri në 1 mijë kilometër planetit. Gjatë javëve të ardhshme, kjo distancë do të shkurtohet.

“Do të na duheshin rreth tre manovra për të hyrë në orbitën tonë shkencore”, tha inxhinierja, Ayesha Sharafi.

Kjo rrugë është shumë e ndryshme nga satelitët e mëparshëm që kanë tentuar të veprojnë me afërsi më të madhe me Marsin për të kapur imazhet me rezolucion të lartë dhe komunikimet me robotët e zbarkuar.

Shpresa do të gjurmojë sesi energjia lëviz nëpër atmosferë nga fundi në majë.

Një ndikues kryesor në këtë aspekt është pluhuri i cili në raste mund të kthehet në stuhi që mbështjellin të gjithë planetin.

“Pluhuri luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në atmosferën Marsiane. Ka disa vende në Tokë ku atmosfera mund të jetë aq e pluhurosur, por ato janë të lokalizuara dhe ndoshta për pak kohë”, shpjegoi Profesori David Brain i Universitetit të Kolorados në Boulder, ekspert planetar i cili po punon me ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Pluhuri thith shumë energji; mund të bëhet shumë i ngrohtë dhe të rrezatojë energji. Dhe kështu që kur po flisni për perçimin e energjisë, pluhuri është një pjesë shumë e madhe Mars.”

Misionet e tjera në Mars

Shpresa po udhëheq një valë misionesh në Mars këtë muaj shkurti.

Të mërkurën, do të jetë radha e Kinës me orbitën e saj Tianwen-1.

Ashtu si Shpresa, ajo duhet të përfundojë një manovër frenimi për t’u kapur nga graviteti i planetit.

Tianwen-1 po mban një rover që do të dërgohet në sipërfaqe, ka shumë të ngjarë në maj.

Javën tjetër, më 18 shkurt, amerikanët do të arrijnë në Mars me një tjetër rover të tyre. Roboti  synon të ulet në një krater që dikur mbante një liqen gjigant dhe të kërkojë shenja të jetës së fosilizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore