Muzikë

Ellie Goulding goditet me fishekzjarre në mes të performancës në Angli


Këngëtarja angleze, Ellie Goulding po mëson në mënyrën e vështirë se fishekzjarrët duhet të nisen gjithmonë në një distancë të sigurt larg njerëzve – përfshirë edhe veten.

Gjatë performancës së yllit britanik të popit në Festivalin “Victorious” në Portsmouth të Anglisë, ajo ishte në mesin e këngës së bashkëpunimit të Calvin Harris “Miracle” kur një fishekzjarrë doli në skenë dhe u duk se e goditi në fytyrë.

Goulding, 36 vjeçe, po kërcente në skenë para se të ndalonte për të kënduar tekstin “besoj në një mrekulli”, menjëherë pas së cilës u nisën mjete piroteknike, duke përfshirë një që e goditi atë, sipas një videoje të filmuar nga fansat e shpërndarë në TikTok.

Ajo pastaj qeshi dhe përfundoi pa problem pesë këngët e fundit të performancës, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Në fakt, reagimi i të nominuarës për “Grammy” për këtë moment ishte aq delikat sa shumë fansa të pranishëm nuk e kuptuan atë që ndodhi.

“Unë shkova atje dje, e pashë atë, por nuk e dija që ajo u godit,” shkroi një fans në një koment të TikTok, ndërsa një tjetër tha, “Nuk e kuptova se kjo ishte arsyeja pse ajo qeshi”.

@random.15071 #elliegoulding #victoriousfestival ♬ original sound – Emilia hollands

Në një intervistë së fundmi, kantautorja e “Love Me Like You Do” foli se si mirëpritja e djalit të saj Arthur, 2 vjeç, me bashkëshortin Caspar Jopling në prill të vitit 2021 e ka ndihmuar në ballafaqim me ankthin.

“Ndonjëherë ishte dobësuese. Të qenit pranë Arthurit automatikisht largon ankthin tim dhe ndihem sikur trupi im po përpiqet të ngatërrohet me mua”, shpjegoi Goulding, e cila ndjehej në ankth duke u larguar nga puna si nënë e re.

“Nuk kam pasur zgjidhje tjetër veçse të vendos veten dhe të qenit nënë në radhë të parë, dhe më pas çdo gjë tjetër që do të bëj sa më mirë që mundem”, pati shtuar ajo.

Ajo tha gjithashtu se mbështetja e Jopling, e ka ndihmuar në momente të vështira.

“Ai është shumë më racional dhe pragmatik se unë”, tha Goulding për burrin e saj.

“Unë gërmoj vazhdimisht në të kaluarën dhe shqetësohem për të ardhmen. Kjo bën për të shkruar këngë të mirë, por nuk bën për një shëndet të mirë mendor”, përfundoi ajo.

Ellie është vetëm një prej artistëve që mori goditje gjatë performancës këtë verë, duke iu shtuar kështu listës së gjatë, nisur prej Bebe Rexhës e duke vazhduar me Ava Max, Kelsea Balerini, Drake e Pink.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore