Sport

Ekipi londinez të interesuar për transferimin e Hazard


Eden Hazard është i prirur të qëndrojë në Real Madrid, por një lëvizje te Arsenali mund të jetë opsion, sipas gazetës Diario Sport.

Hazard ka qenë i lidhur me Arsenal-in kohët e fundit dhe Real Madrid-it mund t’i duhen të ardhurat nga largimi i ish-sulmuesit të Chelsea-t nëse duan të kenë fondet e transferimit për të përfunduar nënshkrimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund dhe Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Los Blancos janë të lidhur me Mbappe, i cili do të jetë një agjent i lirë kur kontrata e tij të përfundojë më 30 qershor.

Ndërsa Real Madridi nuk ka qenë aq i spikatur në garën për Haaland, lidhjet kanë qëndruar.

Megjithatë, norvegjezi ka shqetësime rreth përshtatjes në të njëjtin ekip si Karim Benzema dhe Manchester City mbeten favoritët për të nënshkruar me Haaland.

Edhe pa paguar një tarifë për PSG-në për Mbappe, përfundimi i të dy transferimeve do të ishte i madh financiarisht, dhe Madrid-i planifikon fondet e mbledhura ti harxhojë në transferimin e francezit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore