Sport

Eden Hazard përfshihet në një statistikë interesante


Futbollisti i Real Madrid-it, Eden Hazard, është përfshirë në një statistikë interesante në dekadën e fundit.

Brenda 10 viteve të fundit, në pesë kampionatet më të forta të futbollit në Evropë, vetëm katër herë ka ndodhur që një skuadër të ketë pasur mbi 35 goditje në portën kundërshtare, pa shënuar asnjë gol.

Brenda kësaj periudhe, janë zhvilluar më shumë se 20 mijë ndeshje, prej të cilave belgu Hazard, ishte i pranishëm në dy prej tyre.

Njëra ishte në ndeshjen e fundit që Real Madrid-i barazoi pa gola në kampionat ndaj Cadiz-it, ku madrilenët tentuan 36 herë portën.

Derisa tjetra ishte më 29 janar të vitit 2014, kur Hazard ishte pjesë e Chelsea-t, të cilët barazuan pa gola ndaj West Ham-it, përkundër se ata patën 39 tentime.

Rast tjetër që ndodhi kjo statistikë interesante gjatë 10 viteve të fundit, ishte ndeshja Manchester City – Burnley, në të cilën City pati 38 goditje në portë, por nuk arriti të shënojë asnjëherë.

Ndërsa e fundit që përfshihet në këtë statistikë, ishte ndeshja mes Atalanta-s dhe Empoli-t, e zhvilluar në prill të vitit 2019, në të cilën Atalanta pati plot 47 goditje në portë, por ndeshja përfundoi pa gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore