Lajme

Dyshohet për mjet shperthyes në një avion në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”


Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dyshohet se një mjet shpërthyes ishte në njërin nga avionët.

Alrami për bombë është lajmëruar nga një person anonim raportojnë mediat.

Albanian Post ka provuar të flas me dikë nga zyra për informim e Policisë, por kontakti ka me ta ka qenë i pamundur.

Ndryshe, një varg kërcënimesh për alarm me mjete shpërthyese ndodhen në Kosovë.

Mirëpo, përveç Kosovës, ekspert të sigurisë bëjnë të ditur se kërcënime të ngjashme ka pasur edhe në Mal të Zi, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë.

Këto kërcënime, u paraqiten fillimisht në stacionin e autobusëve në Prishtinë, në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, e deri te kërcënimi i fundit që ndodhi tek rektorati i Universitetit të Prishtinës, më 17 maj.

Më 23 dhjetor të vitit 2021, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte bërë të ditur për Albianian Post se po dyshohet për vendosjen e një mjeti shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës më 19 maj është diskutuar për situatën e sigurisë në Kuvend, në të cilën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Strategjia për Sigurinë Kombëtare do të sillet shumë shpejtë në Kuvend.

Në anën tjetër, opozita ka kërkuar që Qeveria të i caktoj disa prioritete njëri prej tyre është që të miratohen dokumentet strategjike të sigurisë nacionale dhe mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore