Lajme

Alarmi për bombë rreth Rektoratit të UP-së ishte i rrejshëm


Rektorati i Unversitetit të Prishtinës.

Rektorati i Universitetit të Prishtinë, këtë të martë të 17 majit, ka pranuar një e-mail anonimë në adresë të tij për një alarm se në ndërtesë është vendosur një bombë.

Mirëpo, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Albanian Post se lajmi i bombës rezultoi të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, deklaroi Borovci.

Gjithashtu, rastin se po dyshohet për vendosjen e një bombe e kishte konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Agron Borovci, i cili ishte shprehur se informacionet e para kanë qenë se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”.

Menjëherë me të marrë lajmin, sipas tij Policia e Kosovës e ka rrethuar vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, është shprehur Borovci, për Albanian Post.

Gjithashtu skuadra e deminimit janë parë në vendin e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore