Lajme

Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë


Një takim i rrallë midis presidentit turk,Recep Tayyip Erdogan, dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë.

Kështu deklaroi një zyrtar turk.

“Vizita e planifikuar për 9 maj u shty për shkak të një ndryshimi në programin e Erdoganit”, tha zyrtari për AFP, duke folur në kushte anonimiteti.

Vizita e planifikuar e Erdoganit nuk u njoftua kurrë zyrtarisht nga presidenca turke, por një zyrtar turk i tha AFP në mars se ajo do të zhvillohej më 9 maj.

Aleatët e NATO-s po kërkojnë të rindërtojnë lidhjet e tensionuara për një numër mosmarrëveshjesh, duke përfshirë miratimin e vonuar të Turqisë për pranimin e Suedisë në aleancën e NATO-s.

“Shtyrja është një punë mjaft e madhe, pasi Erdogan është përpjekur – për tre vjet tashmë – të ftohet në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Presidentin e SHBA-së, Biden”, thotë Soner Cagaptay, drejtor i Programit Turk në Institutin e Washingtonit.

Në një fjalim të sotëm, Erdogan kritikoi Washingtonin për “mbështetjen e pakushtëzuar ushtarake dhe diplomatike” ndaj Izraelit.

Erdogan sulmoi gjithashtu Senatin amerikan për miratimin e një pakete ndihme që parashikon 13 miliardë dollarë për Izraelin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore