Sport

Dumfries dëshiron transferimin te Manchester United


Denzel Dumfries

Denzel Dumfries thuhet se dëshiron t’i bashkohet Manchester United dhe nuk do të dëgjojë ofertat nga klubet e tjera të Premier League.

Inter-i tashmë e ka përforcuar skuadrën me nënshkrimet e Mehdi Taremi-t dhe Piotr Zielinski-t, por Beppe Marotta po punon gjithashtu për shitjet dhe kampionët e Serie A janë gati të ndajnë shoqërinë me pesë lojtarë tashmë.

“La Gazzetta dello Sport” ofroi përditësimet më të fundit për lojtarët që mund të largohen nga “Meazza”.

Marko Arnautovic nuk ka arritur të bëjë përshtypje këtë sezon dhe sipas “Gazzetta”-s, një ofertë prej 5 milionë euro do të mjaftonte për të nënshkruar me reprezentuesin austriak në verë.

Në të njëjtën kohë, çmimi për Dumfries do të ishte 25-30 milionë euro. Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në qershor 2025 dhe ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Sipas raportit, disa klube të Premier League-s janë të interesuara për 28-vjeçarin, por Dumfries nuk dëshiron t’i bashkohet një ekipi në mes të tabelës dhe shpreson të nënshkruajë për Manchester United, nëse ai përfundimisht largohet nga Inter-i në verë.

“Gazzetta” pretendon se holandezi do të ketë më shumë shanse për t’u transferuar në “Old Trafford” nëse bashkëkombasi i tij Erik ten Hag mbetet në krye.

Mbrojtësi holandez gjithsesi nuk po shtyn të largohet nga zikaltërit dhe bisedimet janë duke vazhduar për një marrëveshje të re.

Së fundmi, Inter-i thuhet se ka vendosur të shesë Valentin Carboni-n në verë për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve.

Zikaltërit do të duhet të balancojnë buxhetin e të ardhurave dhe shpenzimeve, kështu që sulmuesi premtues mund të largohet për 30 milionë euro pas një huazimi për një sezon te Monza dhe debutimit të tij të fundit me Argjentinën.

Fiorentina kishte ofruar 20 milionë euro për Carboni-n në afatin kalimtar të janarit, por West Ham gjithashtu ishte i lidhur me 22-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore