Shqipëria

Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbledhë në orën 10:00 strukturat socialiste dhe qeveritare, ku përfshihen Grupi Parlamentar socialist,  si edhe ministrat e Qeverisë së tij të tretë, në Kryesinë e Kuvendit.

Duke qenë rrjedhë e një serie mbledhjes, disa tematika priten të shpalosen nga Rama.

Disa, i ka bërë me dije ai vetë: Qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë 2030. Këto do të jenë çështjet e trajtuara nga ai vetë.

Adresimi, pavarësisht se do të jetë për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar, pritet t’i adresohet edhe qytetarëve.

Apeli i Ramës për grupin e gjerë të deputetëve të shumicës, ka qenë ai që ata të mos mungojnë absolutisht në këtë mbledhje, duke e targetuar kështu edhe si një zhvillim madhor brenda të majtëve dhe duke i dhënë peshë takimit.

Më pas, kryeministri do të nisë edhe një tur me diasporën, duke e filluar më 12 maj nga Greqia, ku jo pak polemika ka pasur për rastin.

Me vizitën në Athinë, Rama do ta çelë siparin e takimeve me shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë.

Më tej do të vijojë me ata në Mynih, Milano e si përfundim në Londër.

Nuk dihet ndërkohë nëse vizioni i ri që ai do të shpalosë për Shqipërinë 2030 dhe takimet me diasporën, do të jenë apo jo të lidhur njëri me tjetrin, edhe pse gjasat janë që po.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore