Shqipëria

Dyshohej se është në Shqipëri, Prokuroria turke kërkon dënim maksimal për Faruk Ozer-in


Sipas raportimeve të mediave turke, Prokurorët atje po kërkojnë nga Gjykata që të japin dënimin maksimal për të dyshuarit e mashtrimeve me kripto.

Kështu mediat kanë publikuar një listë – të atyre që akuzohen se janë përshfirë në mashtime të tilla.

I dyshuari i parë dhe kryesor i kësaj liste është, Faruk Fatih Ozer, themeluesi dhe CEO i Thodex, aktualisht i lirë dhe i shpallur në kërkim.

Vitin e kaluar, Todex informoi përdoruesit se do të dilte jashtë linje për 4 – 5 ditë për shkak të një procesi shitjeje.

Platforma, e cila trajton miliona dollarë në transaksione çdo ditë, ishte një nga platformat kryesore të kriptove në vend.

Përdoruesit shprehën shqetësime në Twitter, kur nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose të tërhiqnin fondet e tyre, duke çuar në bastisje të policisë në të gjithë vendin.

Si rezultat, pati pretendime se rreth 2 miliardë dollarë para të investitorëve u humbën. Në atë kohë u arrestuan dhe u ndaluan gjatë hetimeve rreth 62 persona.

Asokohe Özer pretendoi se udhëtoi vetëm për të diskutuar marrëveshje me investitorët e huaj dhe së shpejti do të kthehej në Turqi.

Por prokurorët pretenduan se ai u arratis në Shqipëri dhe lëshuan alarmin e kuq për arrestimin e tij përmes Interpolit.

Por duket se përpjekjet për ta arrestuar atë mbeten të dështuara pasi ai është ende i lirë. Megjithatë, autoritetet shqiptare kanë arrestuar disa persona që dyshohet se i kanë dhënë strehë organizatorit të krimit.

Nëse gjendet, Ozer mund të përballet me një dënim të përjetshëm pas aktakuzës.

Hetimet në Shqipëri

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiun, i cili u arrestua të enjten e 23 shtatorit.

Ai u cilësua si ndihmësi i Ozer-it. Haxhiu në seancën gjyqësore ka mohuar se ka pasur njohje me të.

Sipas mediave turke mes hyrjeve-daljeve të shumta Tiranë-Turqi, Haxhiu është parë jashtë hotelit ku qëndronte Ozer në Tiranë.

Rreth orës 00:30 të natës, ai është kapur dhe dërguar drejt paraburgimit.

Por, vendndodhja e Ozer, nuk dihet. Madje, nuk dihet as nëse ai është gjallë apo jo. Dyshime ka se mund të jetë në arrati në vende të treta.

Lidhur me mashtrimin që ai ka kryer, deri më tani, janë arrestuar 62 persona. Por, që prej kur u pa në një hotel të Shqipërisë në muajin korrik, nuk është dukur më.

Edevaldo Haxhiu, i dyshuar se ka ndihmuar Ozer-in gjatë qëndrimit në Tiranë
Çfarë ishte Thodex?

Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta – por faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.

Dhe, në të njëjtën kohë, Ozer besohet të ketë hipur në një aeroplan për në Shqipëri në Aeroportin e Stambollit më 20 prill.

Dyshohet se ai ka marrë me vete rreth 2 miliardë dollarë – të aksesueshme në kripto.

Prokurorët besojnë se mashtrimi ishte planifikuar me kujdes me një ofertë fitimprurëse për investitorët që të kalojnë llogaritë e tyre kripto në Thodex.

Dhe, më pas, ata fituan pesë ditë, në të cilat likuiduan asetet dhe ikën, duke pretenduar se ishte gjetur një partner i ri.

Thodex u zotua se do të jepte 2 milionë dogecoins për investitorët që transferuan pasuritë e tyre në platformë para se të bllokohej.

Faruk Fatih Ozer, themelues i kriptovalutës Thodex

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore