Stil

Drake rrëmben vëmendje me thonjtë rozë, shumica e fansave e komplimentojnë


Rep artisti Drake, duke u përgatitur për turneun e tij të shumëpritur, po përkujdeset edhe për dukjen e tij deri në detaje.

Kësisoj, në përpjekje pr t’u dukur sa më mirë, ai ka shfaqur thonjtë e tij të porsa rregulluar në një nuancë rozë mahnitëse, shkruan TheMirror, transmeton AlbanianPost.

Drake, 36 vjeç, ndau pamjen e tij të re në llogarinë e tij të Instagramit, teksa shihet duke e incizuar veten në pasqyrë duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën “Through The Wire” të Kanye West.

Në video Drake tregoi frizurën e tij të re, thonjtë të lehta dhe orën e shkëlqyeshme të mbuluar me gurë të çmuar e shumëngjyrëshe.

Ylli i hitit “God’s plane”, ka bërë në të gjithë mediat sociale bujë me stilin e thonjve, përpara fillimit të turneut të tij “It’s All A Blur”, i cili nis më 5 korrik në Çikago.

Është ende e paqartë nëse Drake do të mbajë pamjen e re, por shumë fansa tani po diskutojnë në Twitter për zgjedhjen e guximshme të stilit.

Ndërsa disa po e kritikojnë atë për thonjtë rozë, duke thënë se ata “duan të kthehet Drake i vjetër”, ka edhe shumë të tjerë që po lavdërojnë dhe po e pëlqejnë stilin e ri të tij.

Drake dhe thonjtë e tij rozë.

“Thonjtë Drake rozë janë të preferuarat e mia. Ditët e kujdesit për veten janë më të mirat”, ka shkruar një fans në Twitter.

Një tjetër shkroi: “Hera ime e parë që e komplimentoj Drake-n, është arsyeja pse thonjtë e tij të rinj rozë janë vërtet të lezetshëm”.

Rep artisti po i mban fansat të emocionuar teksa koha drejt fillimit të turneut të tij po afrohet.

Kjo është hera e parë që rep artisti i talentuar shkon në turne në Amerikën e Veriut që nga viti 2018, kur ishte atje si pjesë e  “Aubrey & the Three Migos”.

Që kur ylli shkoi për herë të fundit në turne ai ka publikuar katër albume, duke përfshirë më të fundit të titulluar “Her Loss” në bashkëpunim me 21 Savage.

Albumi tashmë ka pasur sukses të madh me fansat, duke u ngjitur në tabelën 200 të Billboard dhe duke i përfshirë të 16 këngët në listën “Hot 100” të Billboard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore