Sport

Drake luan bast të “çmendur”, ia beson Barcelonës dhe Arsenalit mbi 800 mijë dollarë


Reperi i njohur, Drake, është një fans i madh i futbollit, derisa atij i pëlqen që të luajë edhe bastore.

Së fundmi këngëtari kanadez ka publikuar një fotografi të një basti që ka vendosur ai.

Ai ka futur 833 mijë dollarë për dy lojë gjatë ditës së diele. Drake ka luajtur që të fitojë Arsenali ndaj Leeds United në Premier Leauge, si dhe “El Clasico”-n e ka vendosur që ta fitojë Barcelona.

Pra, në rast se këto dy ekipe fitojnë, atëherë Drake do ta marrë shumën e 3.9 milionë dollarëve.

Kujtojmë që me rastin e “El Clasico”-s të organizuar sot në “Santiago Bernabeu”, Barcelona do të vendos në fanellë logon e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore