Euro 2020

Dortmund-i dhe Hertha pas Locatelli-t


Manuel Locatelli ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Europë, pas paraqitjeve të mira në Euro 2020.

Sipas “Sky”, jo vetëm Juventus-i me Manchester City-n, por tanimë garës për shërbimet e italianit i janë bashkuar edhe Borussia Dortmund-i dhe Hertha Berlin-it.

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Sassuolo kërkon 45 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin që e ka nën kontratë deri në vitin 2023.

Locatelli u bashkua Sassuolo-s në vitin 2018 në huazim dhe në fillim të sezonit 2019/20 u transferua përfundimisht për 14 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore