Sport

Donnarumma: Unë ose Navas – njëri do të largohet


Keylor Navas dhe Gigio Donnarumma

Sipas raportimeve të shumta, Gigio Donnarumma ka mposhtur konkurrencën e Keylor Navas në PSG dhe do të bëhet titullar i rregullt nga edicioni 2022-2023.

Italiani iu bashkua klubit francez si lojtar i lirë nga Milani verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026, por Mauricio Pochettino ndau ndeshjet mes tyre këtë sezon.

Sipas Gazzetta dhe L’Equipe, situata do të ndryshojë nga viti 2022-23, kur Gigio do të bëhet titullar i rregullt në Paris, ndërsa Keylor do të hidhet në treg.

“Klubi do të bëjë zgjedhje. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Keylor, ne jemi dy djem të mirë, ne e kuptojmë situatën, por ishte e vështirë edhe për të”, deklaroi Donnarumma në intervistën të fundit me AFP këtë javë.

“Le të themi se ia dolëm, me ndihmën e të gjithë grupit dhe me mirëkuptimin mes nesh”.

Keylor Navas ishte ankuar për rotacionet disa javë më parë kur tha se gjërat duhet të kishin ndryshuar ‘në një mënyrë ose në një tjetër’ në sezonin e ardhshëm. PSG duket se ka marrë vendimin e tyre dhe Gigio do të bëhet titullar i rregullt në Paris në sezonin 2022-2023, duke e shtyrë reprezentuesin e Kosta Rikës të largohet.

Sonte, Donnarumma pritet të bëjë paraqitjen e tij të 24-të në të gjitha garat në ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 kundër Montpellier. Navas ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon. Donnarumma u emërua Lojtari i Turneut në UEFA Euro 2020 dhe fitoi trofeun Yashin për portierin më të mirë në vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore