Lajme

Donald Trump 2024: Kandidatura për president do të jetë më e vështirë këtë herë


Donald Trump ka shpallur kandidaturën e tij të tretë presidenciale, por pas 4 viteve jo shumë të suksesshme në krye të vendit ,duket se ish-presidenti nuk do ta ketë kaq të lehtë fitoren kësaj rradhe.

Kandidatura e tij cilësohet si një përpjekje jashtëzakonisht e rrallë e një ish-lideri amerikan për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas humbjes së zgjedhjeve.

Me anë të një fjalimi, i cili zgjati më shumë se një orë dhe pat kryesisht një përzierje lëvdatash për rekordin e tij presidencial dhe sulme ndaj presidentit aktual Joe Biden, për dy vitet e para të presidencës së tij, ai njoftoi gjithashtu se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Në fjalimin e tij në rezidencën luksoze në Florida, ai u mundua të parashtronte pikat e tij të forta duke harruar në njëfarë mënyre dështimet e 4-vjecarit të tij në pushtet.

Por fjalimi i tij theksoi në mënyrë indirekte edhe disa nga dobësitë kryesore të Trump.

Ai hodhi poshtë vështirësitë dhe hapat e gabuar gjatë pandemisë Covid si dhe u përpoq të mbronte performancën e dobët të Partisë Republikane në zgjedhjet afatmesme të javës së shkuar dhe mbështetjen e tij për kandidatët e humbur.

Kjo gjë ka çuar në rritje të kritikave nga radhët konservatore.

Trump pati disa arritje të dukshme politike gjatë katër viteve të tij në detyrë, duke përfshirë uljen e taksave dhe reformën e drejtësisë penale, por ai gjithashtu pati disa dështime të dukshme.

Teksa, në vitin 2020, ai u mposht përballë kreut aktual të shtetit amerikan, Joe Biden,  Trump kurrë nuk hoqi realisht dorë nga politika dhe nga dëshira për t’u rikthyer në pozitën më të lartë që Kushtetuta e SHBA-ve paraqet për një individ.

“Jemi një vend në rënie të lirë” ,tha  miliarderi 76-vjeçar  për mbështetësitë  tij, të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar mesazhin e ish-presidentit. “Për dy vitet e fundit, nën qeverisjen e Joe Biden, miliona amerikanë kanë vuajtur, në ankth e në dëshpërim”, shtoi ish-presidenti duke hedhur baltë mbi qeverinë Biden.

Ndaj, për këtë arsye, ai tha se ka ndërmend të marrë pjesë në fushatën e vitit 2024 për zgjedhjet presidenciale amerikane, duke u bërë kështu kandidati i parë zyrtar, i cili deklarohet.

E gjithë kjo, në një kohë jo të lehtë për republikanët.

Këta të fundit, të shtyrë edhe nga fushata e Trump, prisnin një fitore të madhe në zgjedhjet afatmesme për Senatin, Kongresin dhe guvernatorët amerikanë.

Në garën për Senat, demokratët kanë siguruar 50 mandate, të cilat i japin shumicën, me një mandat shtesë të shtetit të Georgia-s, i cili do të luhet në balotazhin e 6 dhjetorit.

Nga ana tjetër, edhe në garën për Kongres, rezultati pritet të jetë i ngushtë në favor të republikanëve, kur pretendohej një ndryshore masive.

Sipas projeksioneve të mediave më të mëdha amerikane, 219-216, në favor të republikanëve, do të përmbyllet gara e Kongresit.

Ndërsa, goditja e fundit për Trump, erdhi kur një prej aleateve të tija kryesore, Kari Lake, u mposht nga rivalja e saj demokrate Katie Hobbs, në garën për guvernatorë të Arizonas.

Vetë mes republikanëve ka përçarje, me senatorin e ri të Floridas, Ron DeSantis, i cili është futur ndjeshëm në garë për të rivalizuar Trumpin dhe ka bërë për vete një numër të madh senatorësh të tjerë, të cilët janë të pakënaqur me sjelljen e ish-presidentit dhe e duan atë jashtë partisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore