Lajme

Dodik sulmon Komshiçin – “Atë e ka zgjedhur xhamia dhe udhëheqësit fetarë”


Anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe Zheljko Komshiç

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka sulmuar Kryesuesin e Presidencës tri-palëshe të BeH-së, Zheljko Komshiç, për të cilin tha se “atë e ka zgjedhur xhamia” dhe se pa një entitet të tretë, “nuk ka Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Nuk dua t’u bashkohen iluzionistëve që përpiqen të mirëmbajnë një tregim imagjinar për Bosnjën dhe Hercegovinën”, ka thënë Millorad Dodik, transmeton RadioSarajeva.

“Një Bosnje e Hercegovinë e tillë është dashakeqësisht e sëmurë, dhe nuk ka asnjë mundësi suksesi. Veçanërisht kur janë dy popuj që shprehin haptazi pakënaqësinë e tyre me situatën aktuale në BeH”, tha anëtari serb i Presidencës.

Ai tha se serbët dhe kroatët janë të pakënaqurit me gjendjen.

“Ata që me të drejtë janë të inatosur me sistemin, nuk i votojnë. Ata e sjellin një njeri, dhe Xhamia thotë zgjidheni këtë, Komshiçin, dhe njerëzit e dëgjuan Xhaminë, prijësit fetar, dhe zgjodhën Komshiçin”, ka deklaruar Dodik.

Pyetur se a e mendon se mund të ndërrohet Ligji për Zgjedhjet në BeH ai tha se nuk është optimist, dhe se mendon se kjo gjë nuk do të ndodh.

“Myslimanët e kanë kurthuar veten në pohimet se nëse kroatëve u lejohet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Presidencë, kjo nënkupton entitet të tretë. Dhe ata thonë se janë kundër një entiteti të tretë, dhe unë mendoj se pa një entitet të tretë nuk ka BeH. Mendoj se do të ishte e drejtë”, shprehet ai.

Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete, Federata e Bosnjës dhe Hercergovinës dhe Republika Srpska, dhe në tre popuj konstituentë: boshnjakë, kroatë, serbë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore