Lajme

DNV: Rrjedhja e informatave konfidenciale- shkelje ligjore


Ilustrim

“Rrjedhja e informacioneve konfidenciale për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, para përmbylljes së tij përben shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës përkatëse zgjedhore”, kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv  i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu.

Reagimi i tij ka ardhur pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka raportuar, në një komunikim zyrtarë me LDK-në në të cilat janë cekur disa parregullsi dhe mungesa të dokumenteve të kandidatëve në garë në komuna të ndryshme, për pozita të ndryshme nga kjo parti.

Kryeziu në Facebook, është shprehur se në bazë të nenit 30 të dhënat duhet të jenë konfidenciale.

“Në nenin 30, respektivisht 8, përcaktohet qartazi se Zyra duhet t’i mbajë konfidenciale të gjitha të dhënat mbi kandidatët, deri sa të njëjtit nuk certifikohen nga KQZ-ja. Nxjerrja e këtyre informacioneve në publik, të cilat mund të jenë gjysmake apo të pasakta, mund të dëmtojë imazhin e kandidatëve dhe mund të ndikojë në perceptimin dhe orientimin politik të votuesve”, ka shkruar Kryeziu.

Kandidatit për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ditën e enjte, i ka dalur “problem” për tu certifikuar si kandidat garues për të parin e Prishtinës.

“E kam letërnjoftimin e Republikës së Kosovës dhe kam aplikuar me letërnjoftim të Republikës së Kosovës”, është deklaruar për Albanian Post, Përparim Rama, kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, nga LDK, për zgjedhjet e 17 tetorit.

Po thuajse e njëjta gjë i ka ndodhur edhe kandidatës nga ky subjekt politik Sibel Halimit, e cila kandidon për qytetin e Ferizajt, për këtë LDK ka jepur sqarim.

“KQZ-ja është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike, kjo është vetëm fazë shqyrtuese, më pas do të vie vendimi përfundimtar për certifikim”.

“Kjo çështje është veç një̈ gabim teknik nga ana e KQZ-së. Ne jemi në rregull sa i përket dokumentacioneve. Sibel Halimi është banore e komunës së Ferizajt, rrjedhimisht edhe kandidate për kryetare të Komunës”, ka thënë LDK-ja.

Objektivi kryesor i Demokracisë në Veprim është sigurimi i një procesi zgjedhor sipas standardeve universale për zgjedhje te lira te drejta dhe te barabarta dhe vëzhgim te paanshëm te procesit zgjedhore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore