Lajme

Diplomati britanik arrestohet nga IRGC-ja pas pretendimeve për spiunazh


Nënkryetari i misionit të Mbretërisë së Bashkuar në Iran, Giles Whitaker dhe një numër diplomatësh të tjerë u arrestuan nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) me pretendimet për spiunim dhe marrjen e mostrave të tokës nga një “zonë e ndaluar”, njoftuan mediat iraniane të mërkurën.

Pamjet video të publikuara nga IRGC-ja pretendojnë se tregojnë zëvendësambasadorin pranë një vendi ku Irani po kryente stërvitje me raketa.

Në janar të vitit 2020, ambasadori i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në Iran, Rob Macaire, u arrestua për 176 personat që u vranë kur një avion i “Ukraina International Airlines” u qëllua nga IRGC-ja .

Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin, duke përfshirë dhe Teheranin, pas rrëzimit të aeroplanit.

Macaire u lirua dhe u kthye në Londër për një periudhë prej rreth tre javësh përpara se të kthehej serish në Iran në shkurt të vitit 2020.

Simon Shercliff është ambasadori aktual britanik në Iran.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore