Jetesë & Stil

Dikur në shënjestrën e Meghan Markle, nuk ishte Princi Harry, por futbollisti, Ashley Cole


Dukesha e Sussex, Meghan Markle, thuhet se dikur ishte në “gjueti” të një ylli britanik, shumë kohë para se të takonte bashkëshortin e saj të tanishëm, Princin Harry.

Lizzie Cundy dhe Meghan Markle.

Shoqja e vjetër e Markle, personaliteti i radios angleze, Lizzie Cundy, pretendon se dikur në vitin 2013, ajo u përpoq të ta lidh Meghan Markle, me yllin e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, Ashley Cole.

Por, me sa duket, komentatori sportiv, dikur një ndër futbollistët me nam, nuk ishte i interesuar për një lidhje të mundshme me Markle.

“Meghan tha që ajo e donte Londrën dhe do të donte një të dashur anglez, kështu që unë shkova përmes telefonit tim për të parë se kush mund të ishte një përshtatje e mirë”.

Ashley Cole në një ndeshje të vitit 2019 për “Sky Bet Championship”.

“Unë u përpoqa t’ia gjej një të dashur, por Ashley Cole nuk ishte aq i interesuar, prandaj  u përpoqa ta rregulloj atë, gjë që është qesharake kur shikon prapa”, shtoi ajo.

Ndryshe, Cole, konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të brezit të tij, i cili ka luajtur për klubin e futbollit “Premier League Chelsea” dhe “Arsenal”, deri sa u zhvendos në rolin e komentatorit sportiv.

Ndërsa, pavarësisht nga mosinteresimi i Cole, Cundy pranon se ajo arrin ta kuptoj se pse Harry do të bëhej partneri i ardhshëm i Meghan, që nga një parti në vitin 2013.

“Ajo ishte vajzë plot energji dhe nuk pushoi së foluri, kishte shumë të qeshura. Sapo u takuam dhe menjëherë ndërruam numra. E shikova dhe mendova ‘ti ke diçka të veçantë.’ Ajo të bën të ndihesh si në shtëpi menjëherë dhe më dukej sikur e kisha njohur gjatë gjithë jetës sime. Unë mund të shoh pse Harry ra në dashuri me të”, tha Cundy.

Meghan Markle dhe Princ Harry.

Ndryshe, ditë më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry, të cilët aktualisht janë duke banuar në një rezidencë prej 14 milion dollarësh në Montecito, Calif, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë.

Harry dhe Markle u ndanë nga familja mbretërore në fillim të vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore