Futboll

D’Ambrosio rihap “sirtarin” Covid në Inter


Inter-i ende nuk ka mbaruar punë me Covid-19. Mbrojtësi i krahut nga Napoli, Danilo D’Ambrosio, ka rezultuar pozitiv pas tamponit të ditës së djeshme (e hënë) dhe pas tij, të gjithë lojtarët ziblu në kontakt me të janë izoluar.

D’Ambrosio kishte shfaqur dobësi më parë, saktësisht ditën e diel, përpara ndeshjes kundër Torino-s, por nuk u la në stol. Ndërkaq, midis së dielës dhe të hënës, D’Ambrosio ka kryer dy teste të cilat rezultuan pozitivë.

Fillimsezoni pati një seri rastesh Covid për Inter-in: Radu, Padelli, Skriniar, Bastoni, Kolarov, Young, Nianggolan, Gagliardini dhe Brozovic, gjithashtu dhe pozitiviteti fals i Hakimi-t. Virusi ka prekur edhe drejtorët ekzekutivë të Inter-it, Giuseppe Marotta-n dhe Alessandro Antonello. Jo vetëm kaq, por edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, zëvendësues i tij Dario Baccin, gjithashtu edhe një pjesëtar teknik i sektorit të trajnerit Antonio Conte.

Tashmë e ka radhën D’Ambrosio të riaktivizojë nivelin e lartë të kujdesit tek Inter-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore