Bota

Covid-19, paralajmёrohen inflamacione tё zemrës tek Pfizer dhe Moderna


Rregullatori i drogës tё SHBA-ve shtoi të premten një paralajmërim mbi rrezikun e rrallë të inflamacionit të zemrës pas përdorimit të vaksinёs anti-Covid Pfizer/ BioNTech dhe Moderna.

Për secilën vaksinë, raportet treguan rritje të rreziqeve të miokarditit dhe perikarditit, veçanërisht pas dozës së dytë.

Simptomat fillonin brenda disa ditësh pas vaksinimit, tha FDA.

Që nga 11 qershori, më shumë se 1 mijё 200 raste të miokarditit ose perikarditit janë raportuar në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave tё SHBA-ve, nga rreth 300 milionë doza të vaksinave mARN të administruara.

Rastet flitet tё jenë veçanërisht më të larta tek meshkujt, brenda javës pas dozës së dytë të vaksinës.

Qendra për kërkimin dhe parandalimin dhe sëmundjeve(CDC) identifikoi 309 shtrime në spital nga inflamacioni i zemrës tek personat nën moshën 30 vjeç.

295 prej tё cilave jashtё rrezikut pёr jetёn.

Pfizer dhe Moderna nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente pas orarit të punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore