Sport

Chiesa përfundon në radarin e Real Madrid-it


Ylli i Juventus-it, Federico Chiesa, ka përfunduar në radarin e gjigandit evropian, Real Madrid.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi mbretëror dëshiron ta rrëmbejë yllin e Juventus-it.

“Fichajes.net” shkruan se klubi i Real-it po vlerëson mundësitë për të bërë ofertë për 25-vjeçarin.

Një operacion që konsiderohet “surprizë”, por jo për drejtuesit e klubit të kryeqytetit spanjoll.

Chiesa vlerësohet rreth 60 milionë euro, por kampionët në fuqi të Spanjës mund të përfitojnë nga disa paqartësi që lidhen me procedimet gjyqësore të klubit torinez, pa harruar faktin që kontrata e Chiesa-s përfundon në qershor të vitit 2025.

Chiesa u rikthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pasi këputi ligamentin e gjurit. Të enjten, kundër Monza-s në Kupën e Italisë, gjeti edhe golin pas më shumë se një viti.

25-vjeçari ishte një nga transferimet më të shtrenjta të bardhezinjve, i cili u ble nga Fiorentina për një shifër që kap vlerën e afërsisht 60 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore